Kushtet & Termat

Përkufizime:

  1. Hurma - (www.Hurma.AL) është një sistem web online, në pronësi të Hurma. Ky sistem mundëson përdorin e shërbimeve të ndryshme, sipas këtyre Kushteve të përgjithshme.
  1. Hurma - është një kompani tregtare që ofron shërbime disa nga të cilat mund të bëhen përmes faqes së internetit Hurma.AL
  1. Shërbimet - nënkupton të gjitha shërbimet që mund t’i ofrojë Hurma klientëve përmes sistemit web www.Hurma.AL
  1. Artikuj - nënkupton të gjitha produktet,të cilat mund të porositen nga www.Hurma.AL
  1. Klient - është një përdorues i cili bën porosinë përmes sistemit web www.Hurma.AL
  1. Korrier - është një person i përfshirë në dërgesën e porosisë nga www.Hurma.AL

 

POROSITË DHE DËRGESAT – KLIENTI DORËZON NJË POROSI QË REALIZOHET PËRMES ZBATIMIT TË RREGULLT TË VEPRIMEVE TË MËPOSHTME:

  • Përcaktohet vlera e artikujve të porositur dhe shtypet butoni “Shto në shportë” i vendosur përpara Produktit, dhe konfirmohet porosia duke shtypur butonin “Porosit”;
  • Hurma mer porosinë dhe e nis ate me ane te korrierit.

 

ÇMIMET DHE MËNYRAT E PAGESËS:

  1. Çmimet e artikujve, paketimit të tyre dhe çmimet e dërgesës dhe mënyrat e pagesës përshkruhen faqet informuese të sistemit Hurma.AL

 

  1. Të gjitha çmimet e paraqitura në faqet e Hurma.AL përfshijnë TVSH-në.

 

  1. Nëse anullohet porosia pasi klienti të ketë paguar online, ky i fundit ka të drejtë të porosisë artikuj të tjerë me të njëjtën vlerë ose vlera e paguar do t’i kthehet.

 

  1. Rimbursimi i çmimit të paguar bëhet brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e faturës për rimbursim.

 

 

TË DHËNAT PERSONALE:

  1. Hurma ka të drejtë të mbledhë dhe të përdorë informacion për klientët e saj kur ata dërgojnë infot personale.

Informacioni identifikues i një personi mund të përfshijë emrin, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit, emailin, gjininë dhe çdo informacion që përdoruesi e jep në mënyrë të vullnetshme gjatë porosisë.

 

  1. Përveç qëllimeve të parashikuara në Kushtet e përgjithshme, Hurma mbledh e përdor informacione edhe për t’u ofruar klientëve shërbime të reja (falas ose me pagesë), për promocione, për organizimin e eventeve, pyetësorëve, anketave etj.

 

  1. Duke pranuar Termat dhe kushtet, klienti pranon që të dhënat e tij/saj personale të përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. Klienti mund të çregjistrohet në çdo kohë duke dërguar një email në adresën info@Hurma.AL

 

  1. Hurma merr përsipër të mos bëjë publik asnjë informacion personal për klientet e tij dhe të mos i japë asnjë informacion palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur ka marrë miratimin e shprehur të klientit ose në të gjitha rastet e parashikuara me ligj.

 

TË DHËNAT, PERMBAJTJA DHE INFORMACIONET, TË CILAT NDODHEN NË KËTË SISTEM JANË PRONËSI E HURMA ËSHTË E NDALUAR KOPJIMI APO ÇFARË DO LLOJ AKTIVITETI PA LEJEN E HURMA